Policia italiane arreston edhe një ish ushtar i UÇK-së me fletarrest të Serbisë, Ejup Hoxha nga Drenica

Shpërndaje

Ende pa u liruar Tomor Morina nga burgu i Shkupit, një ish pjesëtar tjetër i UÇK-së është arrestuar me fletarrest te Interpolit Serb. Behet fjale për luftërarin e tri lufterave, Ejup Hoxha nga Drenica, merr vesh ekskluzivisht Gazeta Lajm. Informacionin e ka konfirmuar edhe bashkeshortja e tij. Ne një deklaratë për Lajm, ajo ka thene se Ejup Hoxha është arrestuar dje (07.08.2019) nga policia italiane në bazë të fletarrestit nga policia e Serbisë. “Rreth 15 vite jetojmë në Itali dhe nuk kemi pasur probleme deri tani. Apeloj te institucionet kosovare sa më shpejtë të reagojnë, sepse bashkeshorti im mund të ekstradohet në Serbi”, ka deklaruar ajo e tëra në panik.