Tik tak, tik tak…: Edhe 30 minuta deri te kalimi i afatit ligjor “heshtin” LDK, VV e PDK

Shpërndaje

Kur kanë mbetur thuajse edhe një orë nga mbyllja e afatit, tri partitë më të mëdha nuk kanë dërguar akoma aplikacionet e tyre në KQZ.

LDK e VV akoma po shqyrtojnë mundësitë, ani pse minimaliste, për të bërë ndonjë koalicion në minutat e fundit.

Më herët, në KQZ dorëzuan aplikacionet për koalicione NISMA e AKR si dhe AAK me PSD, të cilët potencuan se besojnë që koalicioni i tyre do të dalë fitues.

Akoma nuk ka ndonjë sqarim për vonesën e PDK-së, kur dihet se partitë me të cilat mund të bënte ndonjë koalicion i kanë kryer procedurat.

Ndryshe, afati për paraqitje të deklarimeve të partive përfundon në orën 23:59 minuta.