U raportua se ndodhet për pushime në Turqi, Thaçi shfaqet duke kapërcyer lumenjtë e Prevallës (Foto)

Shpërndaje

Dje mediat serbe kanë raportuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Bodrum të Turqisë për pushime.

Por Thaçi sot është shfaqur në Kosovë. Pasi ka bërë dekretimin e strukturës së re komanduese të FSK-së, ai ka mësyrë Bjeshkët e Sharrit, transmeton Klan Kosova.

“Vapën e ditës së sotme, më së miri e mund freskia e Prevallës dhe e bjeshkëve të Sharrit”, ka shkruar ai në Facebook.

Dje Klan Kosova ka provuar për të konfirmuar nëse Thaçi ka qenë ose jo në Turqi, por askush nuk është lajmëruar nga zyra e tij, përfshirë disa prej këshilltarëve.