Këta janë numrat me të cilët do të garojnë partitë në zgjedhje

Shpërndaje

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të martën është hedhur shorti i numrave me të cilët partitë politike do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 112, shkruan Gazeta inFokus. Sipas numrit rendor, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e Partisë Socialdemokrate do ta ketë numrin 119.

E Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhje e ka numrin 126. Më poshtë në listë është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila garon me numrin 134. Partia e ish-deputetit Milaim Zeka, që garon për herë të parë ka numrin 129, kurse Partia Fjala e Gëzim Kelmendit garon me numrin 125. Nga ana tjetër, dy partitë serbe që pritet të bëjnë garë të fortë mes vete shorti i ka vendosur larg me numra.

Koalicioni Slloboda që kandidat për kryeministër ka Nenad Rashiqin garon me numrin 120, kurse Lista Serbe me numrin 135.

Kjo është lista e plotë e partive me numrat e tij

Partia Demokratike e Kosovës (112) AAK-PSD (119) Lidhja Demokratike e Kosovës (134) Lëvizja Vetëvendosje (126) Nisma-AKR-PD (122) Partia Euroatlantike e Kosovës (129) Partia “Fjala” (125) Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (131) Lista Serbe (135) Gradjanska Iniciativa Gore (133) Koalicioni Vakat (124) Kosovonevi romani Partia (130) Partia Liberale Egjiptiane (111) Esmir Kasi (132) Pogred Zagora (117) Partia e Ashkalinjve për Integrim ( 113).