Ndodh në Kosovë, ia regjistruan veturën deri në vitin 3500! (Foto)

Shpërndaje

Një qytetar, muajin e kaluar kishte shkuar për të regjistruan veturën në Qendrën e Regjistrimit në Ferizaj. Mirëpo, regjistrimi i veturës së tij është përcjell me një gabim teknik.

Vetura e tij nga zyrtarët e QRA (Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve) është regjistruar deri me vitin 3500. Siç shihet në këtë dokument që një lexues e ka dërguar në redaksinë tonë, vetura është regjistruar me datën 22.08.2019 deri me datën 01.01.3500.