Bujar Osmani ja çka thotë për koalicionin midis BESËS dhe LSDM

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani duke folur për koalicionin shqiptaro-maqedonas midis Lëvizjes Besa dhe LSDM-së tha se ne sot duhej të uronim apo përgëzojmë koalicionin e madh të partive të vogla opozitare të cilën edhe qytetarët edhe në si parti e kemi kërkuar moti informon Tetova sot.

Osmani me këtë rast deklaroi se “Ne sot jemi të dëshpëruar për faktin që ata sot nuk arritën unifikimin e tyre për shkak të interesave të vogla personale dhe grupore dhe vendimet e tyre edhe më tepër e defaktorizojnë interesin shqiptarë. Ky “sojuz” i njohur ndërmjet tyre ose kjo shkrirje e Besës në LSDM është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare por para së gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Mekanizmit të Badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare”, deklaroi Osmani.