Angela Martini: Nuk e kam menduar kurrë se do të isha e detyruar të mësoja të gatuaja

Shpërndaje

Modelja shqiptare, Angela Martini, po e përjeton si të gjithë njerëzit vetë-izolimin për shkak të pandemisë së COVID-19.

Në kushte të tilla, shumë prej personazheve publike kanë provuar gjëra të reja siç ka vepruar së fundmi edhe supermodelja.

Ajo në llogarinë zyrtare, Instagram, ka publikuar një fotografi atraktive, në të cilën shfaqet në top formë duke pozuar pranë frigoriferit të saj.

“Nuk e kam menduar kurrë se do të isha e detyruar të mësoja të gatuaja”, është përshkrimi krahas imazhit.

Duket se Angela nuk e kishte në qejf gatimin, por që këto ditë izolimi e kanë detyruar të bëjë një gjë të tillë.

Martini përndryshe vitin e kaluar publikoi librin e saj të parë “Love, Hope, Light” apo në shqip “Dashuri, Shpresë, Dritë”, në të cilin ka rrëfyer shumë gjëra interesante nga jeta e saj.

Foto Instagram: