Doktor Ilir Hasani: Po bëjmë përpjekje mbinjerëzore kundër koronavirusit (Video)

Shpërndaje

Në një intervistë për LajmTv, mjeku i njohur Ilir Hasani, apelon që të luftojmë bashkë koronavirusin duke qëndruar në shtëpi.

Hasani, ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet e qeverisë kundër koronavirusit dhe të qendrojnë në vetëizolim, shkruan gazeta LAJM.

Ai thotë se në Klinikën për Traumatologji, Ortopedi, Anestezi, Reanimacion dhe Trajtim Intensiv ku është drejtor, po bëhen përpjekje mbinjerëzore për tu përballur me situatën e shkaktuar nga Koronavirusi. Falë këtyre përpjekjeve, kjo klinikë ka arritur të sigurojë për momentin pajisjet e nevojshme që janë deficitare edhe në nivel botëror.

“Është një armit me të cilin nuk jemi ballafaquar kurrë. Kjo paraqet novitet për ne. Nuk është trimëri të themi se nuk frikësohemi prej koronavirusit. Nuk është trimëri as të dalim në çdo moment dhe të infektojmë të tjerët. Duhet të mbrohemi të së bashku dhe të luftojmë së bashku armikun. Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të respektojmë rregullat, vetëizolim dhe asgjë tjetër”, tha mjeku Ilir Hasani.