E dhimbshme / Emigranti sirian duke munduar të shpëtojë fëmijët e tij nga valët e rrëmbyeshme të detit grek

Shpërndaje

Situata në Greqi vazhdon të jetë e tensionuar, për shkak të zbarkimit të barkave me qindra emigrantë sirianë.

Një fëmijë sirian ka vd*ekur gjatë një tentimi për të zbritur nga një barkë në ishullin Lesbo të Greqisë.

VIDEO

Sipas mediave lokale, barka ishte nisur nga Turqia dhe është përmbysur pranë ishullit Lesbo në momentin kur forcat kufitare greke janë afruar për lokalizuar barkën. Sipas forcave kufitare greke në barkë ndodheshin 46 persona dhe të gjithë janë shpëtuar, përveç fëmijës që është rrëzuar gabimisht në det, trupi i tij u gjet pak më vonë nga palombarët. Ndërsa gjatë natës në ishullin grek kanë zbarkuar edhe 5 barka të tjera me qindra emigrantë.

Ndërsa, në një video që po qarkullon në rrjete sociale në gjithë botën, shfaqen pamjet trond*itëse që tregojnë rojet bregdetare greke duke sul*muar dhe qëlluar, varkën e emigrantëve, përcjellë Indeksonline.

E, një fotografi tjetër që po pasqyron tmerrin dhe frikën e sirianëve është ajo e një prindi, teksa po mbanë në dy duart për t’i shpëtuar fëmijët e tij, në valët e rrëmbyeshme të detit grek.