Ekskluzive: Kjo është skuadra e Ziadin Selës në zgjedhjet e 12 prillit

Shpërndaje

Partitë politike tani më po i bëjnë përgatitjet e fundit për listat e tyre për deputet. Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës është duke përgaditur të garojë me ekipin më të fortë të saj, me eksponentët e saj që deri tani janë ngritur në nivelin e duhur.

ASH është përcaktuar që të garoje me ekipin e saj më të fortë, duke i përfshirë emrat me eminent të tyre me tituj shkencor dhe me pozicione të larta partiake. Krahas Ziadin Selës, përfliten emra të mundshëm si Prof. Dr. Halil Snopçe nga Gostivari, Prof.Dr Elmi Aziri nga Kumanova, Mr.Sc Remzi Mehmedi nga Kërçova, Mr.Sc Bujare Abazi nga Shkupi, Mr.Sc Omer Ajdini nga Likova,-Kryetar i FRASH-it, Prof. Dr Arta Toçi nga Tetova, Dr.Sc Flakron Bexheti nga Tetova, Dr. Vullnet Ferati nga Tetova, Mr. Sc Ilire Dauti nga Zhelina, ish deputeti më aktiv dhe më i zëshëm në përbërjen e kaluar Syrija Rashidi.

Përveç këtyre emrave të cilët tashmë kanë kaluar filtrat partiak në degët përkatëse, janë edhe shumë personalitete, të profesioneve të ndryshme nga Kryesia dhe Kuvendi Qendror i partisë që pritet të marrin vizën e Kuvendit Qendror të ASH-së, si organ më i lart partiak që vendos për listat përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.