Fjalimi i Kryeministrit Albin Kurtit në Kuvend

Shpërndaje

Albin Kurti duket të jetë në minutat e fundit të qeverisjes së tij e cila zgjati vetëm 50 ditë, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Kurti para deputetëve, ndonëse u paralajmërua se nuk do të merrte pjesë në seancën ku po i jepet fundi pozitës së tij prej kryeministri, Kurti ka përmendur të arriturat e tij gjatë këtyre 50 ditëve.

Ai ka thënë se është krenar me kabinetin e tij qeveritar.

“Qeveria e Republikës ndodhet në ditën e 50 të punës së saj, sot mbushen 50 ditë që kemi bërë Punë, jo që nuk i patëm 100 ditë për ta dëshmuar punon tonë, por nuk i patëm as 100 orë. Mund të them që jam krenarë me këtë kabinet dhe me të arriturat e tij”, tha Kurti.

Ai përmendi pagat e përgjysmuara të kabinetit, por jo edhe pagat në drejtësië, shkarkimin e bordeve të Telekomit e të Ifrakosit, si dhe një seri vendimesh që janë marrë, sic tha ai në të mirën e përgjithshme.

Kurti po shkarkohet nga pozita e kryeministrit, nga partneri qeverisës, LDK, dhe kjo për dy arsye që i ka paraqitur LDK: pasi që Kurti refuzonte të hiqte tarifën ndaj Serbisë siç kërkonte SHBA, dhe i shkarkoj ministrin Agim Veliu, pa një konsultim paraprak me kreun e LDK-së.

LIVE nga KUVENDI: