Zaev: Nuk ka qenë e lehtë, por bashkërisht arritëm sukses për në NATO dhe BE

Shpërndaje

Nëse do të ishte e lehtë për të gjitha këto 29 vjet, gjithçka do të ishte zgjidhur. Nuk ishte e lehtë, ishte problem i hidhur që duhej ta zgjidhnim, duke zgjidhur problemin me Greqinë ruajtëm identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase, tani jemi njohur nga të gjithë. Nuk ishte e lehtë, deputetët që votuan iu nënshtruan presionit të fortë, kështu që sot duhet të gëzohemi me frytet e farës që kemi mbjellë. Dy synimet kryesore strategjike të vendit, NATO dhe BE i kanë përmbushur kjo përbërje parlamentare, kjo qeveri dhe besoj se e kemi merituar, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev si i ftuar në emisionin e sotëm në “Utrinski brifing”.

Ai porositi se Evropa më në fund e korrigjoi gabimin e saj historik dhe padrejtësinë e madhe që është bërë ndaj nesh.

“Tani, njëzëri, në kohë krizash të rënda shëndetësore, zyra nën izolim, kryeministra në izolim në rrethana të këtilla, Këshilli i Ministrave u mblodh dhe solli vendimin unë besoj se do të verifikohet nga Këshilli Evropian dhe se seanca e parë ndërqeveritare do të mbahet së shpejti”, porositi Zaev.

Lideri i LSDM-së ka uruar qytetarët dhe të gjitha institucionet, të cilat kanë treguar virtytin për 2.5 viteve për të realizuar reformat dhe bota ta njohë këtë dhe të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s dhe për të marrë fillim të pakushtëzuar të negociatave me BE-në.

“Vendimi i Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së për fillimin e pakushtëzuar të bisedimeve të pranimit vjen në kohë të vështirë, por ne duhet të gëzohemi, sepse edhe gëzimi është ilaç, kemi siguruar siguri dhe të ardhme për vendin tonë dhe për fëmijët tanë, duke marrë vendime të vështira dhe të guximshme”, theksoi Zaev.

Më vjen keq, tha ai, që opozita nuk është e lumtur dhe nuk ka dalë të uroj fillimin e negociatave me BE-në.

“Kjo është lufta e zhvilluar nga të gjithë brezat e qytetarëve, të gjithë politikanët, të gjitha qeveritë. Ky është proces që filloi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit me BE-në, dhe më pas vazhdoi kur na u dha statusi i kandidatit në vitin 2005 dhe tani jemi në pritje të vendimit për fillimin e negociatave. Sinqerisht, prisja që opozita të ishte e lumtur dhe të uronte”, tha Zaev.