Ikja e Ahmetit nga debati, Sela: Kjo është mungesë respekti (Video)

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela nga një tubim me diasporën shqiptare e ka përsëritur kërkesën e tij për debat me Ali Ahmetin dhe shmangien që ky i fundit po i bën Selës.

Sipas Selës, kjo është një tregues se Ali Ahmeti ka mungesë respekti ndaj votuesve shqiptarë, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Mos gatishmëria e Ali Ahmetit që të përballet me mua në debat është mungesë respekti ndaj çdo shqiptari, sidomos votuesve të tij. Në fund të fundit, në parim demokracia ka edhe krahasimin. E ku ka më mirë dhe mundësi më të mirë për krahasim në momentin që kur i sheh dy kryetarët e dy partive që dalin në një debat të përbashkët dhe I ballafaqojnë argumentet e tyre”, tha Sela.