Kurti s’heq dorë nga zëvendësimi i taksës me reciptocitet

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur edhe për tarifën 100 % ndaj mallrave serbe.Ai tha se zgjidhja më e mirë do të ishte heqja graduale e taksës, dhe vendosjen e reciprocitetit. Sipas tij, Kosova do të fillonte heqjen e taksës, në mënyrë që të reflektoj Serbia, sidomos në raport me fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës.

Kujtojmë se taksa me Serbinë ka qenë një ndër përplasjet më të mëdha ndërmjet partnerëve të Koalicionit. Kurti gjatë konferencës për media foli edhe mbi shkarkimin e ministrit të Brendshëm Agim Veliu.

Aio tha se Veliu bëri tradhti të dyfishtë dhe shkaktoi panik tek qytetarët me shifra të pavërteta sa i përket të prekurve nga Koronavirusi.

“Dua të theksoj se pas mbledhjes së djeshme nuk i kam përcjell deklarimet e mbrëmshme. Por sot në mëngjes i kam përcjell, dhe më kryesori ishte ai i ish- ministrit të Brendshëm, dhe ai kishte bërë panik”, tha ai, raporton Gazeta Blic.