Pasi Kuvendi ia refuzimit kërkesën, Presidenti thërret konferencë për media

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të dal përmes një konference për media për t’iu drejtuar qytetarëve. Kjo konferencë do të mbahet sot në orën 16:00.

Ky vendim për të mbajtur konferencë ka ardhur pas refuzimit të Kuvendit të Kosovës që të organizojë një seancë për sot siç ishte kërkuar nga presidenti, për të raportuar rreth takimeve në Washington.

Njoftimi i plotë i presidencës:

Presidenti Thaçi mban konferencë për media në orën 16:00

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot (4 mars 2020), në orën 16:00, do të mbajë konferencë për media.