Pendarovski: Kufijtë nuk do të mbyllen asnjëherë për ilaçe, energji dhe gjëra ushqimore

Shpërndaje

Kufijtë tanë nuk janë të mbyllura. Edhe po të jenë hermetikisht të mbyllura, nuk do të jenë asnjëherë të mbyllura as në gjendje lufte për ilaçe, për energji dhe për produkte ushqimore, ashtu që nuk ka asnjë dilemë, theksoi sonte presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit për siguri.

“Të përmend një situatë të vjetër nga viti 1992 dhe 1994. Dy herë ishim të bllokuar nga Greqia. Tërë kufiri jugor ishte hermetikisht i mbyllur. Ishte për energji, por jo edhe për ilaçe”, shtoi Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.