Si nëpër filma, qytetarët e pabindur ndiqen me dron nga ana e policisë…(Video)

Shpërndaje

Ditën e sotme i gjithë vendi ka qenë në izolim total, në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit.

Policia kishte paralajmëruar qytetarët se nuk do të tolerojë askënd që shkel rregullat e karanatinës. Mirpo një ndjekje e pazakonte ka ndodhur nga policia me qytetarët e pabindur në Gjirokastër.

Në lagjen Manalat, policia ka ndjekur me dron dy qytetarë të cilët kishin thyer rregullin e karantinës.

Prej dy ditësh policia ka ngritur edhe dronin për të monitoruar situatën dhe për të gjithë qytetarët e pabindur.