Ushtaret e UÇK-së nderohen me medalje nga Shteti i Kosovës (Video)

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen ushtaret femra që kanë kontribuar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto dekorata i jepen personave që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë.

“Edhe si bashkëluftëtar i juaj edhe si president i vendit vlerësoj lartë kontributin e të gjithë luftëtarëve, por madhështinë dhe fuqinë e rezistencën për fitoren e UÇK-së e ka rritur me sakrificën e vet dhe pjesëmarrja e grave dhe vajzave në luftën e ushtrisë së Kosovës për t’i rezistuar ushtrisë Serbe”, u tha Thaçi.

Presidenti Thaçi në ceremoninë në ndarjes së medaljeve po ashtu tha se “sot kujtojmë gjithë të rënët e lirisë, plagët dhe sakrificën e invalidëve të luftës. Vlerësojmë kontributin e veteranëve e çdo qytetari të Kosovës”.