Austria cakton datën për heqjen e masave kufizuese ndaj COVID-19

Shpërndaje

Austria ka paralajmëruar lehtësimin e masave kufizuese në parandalimin e koronavirusit.

Austria është duke i lehtësuar ligjet e saj të përgjithshme të bllokimit duke lejuar mbledhje deri në 10 persona, tha të martën Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober.

Rregullat, të cilat përfshijnë udhëzimin që qytetarët të largohet vetëm nga shtëpitë e tyre për një numër të kufizuar arsyesh, përfshirë blerjet ose ushtrimet, do të skadojnë në 30 prill.

Anschober tha në një konferencë shtypi se nuk kishte nevojë t’i zgjasë ato.