Dëshmi tronditëse: Ja pse u bë lufta e 2001-it!!?

Shpërndaje

Gati dy dekada pas luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të zbardhen dëshmi shumë interesante për atë se cili ishte qëllimi i vërtet i luftës,dëshmi këto që vijnë nga persona që kanë ditekt të angazhuar në përgaditjen dhe organizmin e këtijë konflukti ku për pasojë mbetën të vr*arë mbi 100 pjestarë të UÇK-së dhe shumë civilë, por edhe humbje dhe shkatrrime të vendit, shkruan infomagazin.

Pas gati dy dekada,dy pjestarë dhe aktivistë të çështjes Kombtare Gafurr Adili dhe Lebit Murtishi kanë vendosur të flasin hapur për atë se si kanë rrjedhë përgaditjet dhe të publikojnë dëshmi shumë interesante se cili ka qenë qëllimi i luftës e cila u proklamua si luftë për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Gafurr Adilit,lufta kishte për qëllim pushtetin nga ana e udhëheqësisë së UÇK-së si Fazli Veliu,Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

G.Adili flet si dëshmitari i një takimi në vitin në 2000 që është mbajtë në Zvicërr ku tregon për përgjigjen e Fazli Veliut në pyetjen se cili është plani dhe çka do të bëjmë pas rënjes së Kalasë së Tetovës? Fazli Veliu (daja i Ali Ahmetit) i shoqëruar në takimin në fjalë nga Musa Xhaferi si përgjegjës i Fondit “Vendlindja Thërret” është përgjigjur “Ose dot ja marrim pushtetin Arbën Xhaferit ose do ta ndajmë pushtetin me të”.

Postimi i plotë i Lebit Murtishit:

Ja postimi i plotë i Gafurr Adilit:

I dashur shoku Lebit!

Fillimisht uroj familjarisht të jesh mirë.

Pastaj, dua të të përgjigjem në kërkesën tënde publike, që edhe unë të flas…

Paraprakisht po të them se, si askush tjetër ti e di më mirë se çdo kush tjetër se, për të gjitha këto që i ke thënë ti, unë kam folur për më shumë se një dekadë.

Por, kur unë thoja: Ja ujku!

Shumica e shqiptarëve më pyesnin:

Ku janë gjurmët e ujkut?!

Megjithate po filloj, s’i më poshtë vijon:

– Sa i përket takimit të Bernit (Mars 2001), në të cilin takim unè kam qenë me një shok (V. B.) nga Kërçova në Basel,; ndërsa bashkë me ty kanë qenë edhe Destan Ajdini nga Kumanova dhe Atdhetar Labènishti nga Struga.

Fazli Veliu (daja i Ali Ahmetit), i cili aty erdhi së bashku me Musa Xhaferrin (Kryetar i Fondit “Liria Kombëtare”) dhe një djalë nga Tetova në Luzern (emri i të cilit nuk po më kujtohet), u prezantua si Përfaqësues Politik i UÇK-ombëtare. Takimi ishte caktuar të mbahej në ora 17-të, te lokali që e mbante Xhemile Dehari, bashkëshortja e shokut Avni Dehari,
por Fazliu, Musa dhe…, aty erdhën në ora 19-të dhe takimi zgjati deri 23.45, takim ky që ishte shumë i acaruar…..

I dashur shok!

Tani nuk po më kujtohet se kush nga ju dy (ti apo Destani) e pyeti Fazliun:

Çfarë plani keni tash pas tërheqjes nga Tetova, a do ta vazhdoni luftën?

Fazli Veliu u përgjigj:

Do ta vazhdojmë dhe do arrijmë që ose ta rrëzojmë nga pushteti Arbër Xhaferrin, ose ta ndajmë pushtetin me Arbër Xhaferrin.

Këtu nuk dua të flas se çka unë i thash Fazli Veliut kur u ngrita nga tavolina.

Besoj të të kujtohet ty, Atdhetarit dhe Destanit.

I dashur shok!

– Gjithashtu, rreth vitit 2008, arrita në një informacion (nga dy persona nga Shqipëria) se, në Nëntor të vitit 2000 në Pogradec ishin takuar Ali Ahmeti dhe Branko Crvrnkovski.
Dhe, për këte e bëra edhe një deklaratè publike, pèrmes së cilës kërkova që të pyeteshin Branko Crvenkovski dhe Ali Ahmeti.

Dhe, si sot mè kijtohet kur një gazetare e TV A1 e kishte pyetur Aliun, Ali Zajazi ishte përgjigjur:

No Coment!

Ndërsa, Branko Crvenkovski e kishte nxjerrë Zëdhènèsen e LSDM-së dhe ajo kishte thënë: Nuk është e vërtetë.

Gazetarja me njoftoj për këta dy deklarata dhe unè i thash kështu: Unë kam kërkuar t’i pyesni Ali Ahmetin dhe Branko Crvrnkovskin dhe jo zëdhënësit apo zëdhënëset e partive të tyre, sepse zëdhènësit nuk i dijnë kryetarët kur takohen dhe me kend takohen, por bëjnë deklarata për ato gjëra që duan kryetarët e partive t’i bëjnë publike; prandej, shkoni e pyetne Branko Crvenkovskin dhe, unè kam thënë se, nëse ndonjeri nga këta dy (Branko ose Aliu) do t’i thotë se unë gënjej, atëherë unë do t’i publikoj emrat e dy shqiptarëve që e kanë pa takimin, madje njeri nga ata dy ka qenë edhe organizatori i takimit.

Por, tek tani kanë filluar shqiptarët ta besojnë, madje edhe të flasin për ate takim.

I dashur shok!

– Gjithçka ke shkruar janë të vërteta, por e ke harruar edhe “Marrëveshjen e Kumanovès”, përmbajtja e së cilës ende mbahet sekrete.

Si sot më kujtohet kur Koço Danaj do të shkonte te enisioni “Oxigjen” i z. Besim Dina dhe unë, para se Koço të shkonte në Prishtinë, Kocos i tregova se kisha arritur në informacion për dy pika të kësaj marrèveshje midis Gjeneralit të NATO-s Mike Xhejkson dhe Gjeneralit të Serbisë Pavkoviç, qè kishin të bënin me tërhejqen e trupave serbe nga Kosova dhe me Mitrovicën.

Dhe, për të realizuar këto dy pika, Xhejkson kishte ardhë në Tiranè (me Elikopter të NATO-s) dhe e kishte marrë Komandantin e UCK-së, Gjeneralin Agim Çekun, nga i cili kishte kërkuar që, UÇK të mos i godiste forcat serbe gjatè tërheqjes dhe, në udhëtim e sipër (nga Elikopteri) Agim Çeku e ka thirr Komandantin e ZO të Shalës, z. Rafet Rama (aktualisht Komandant i FSK-së) dhe i ka thënë se duhet me gjithë ushtarët e ZO të Shalës të shkonte në Prishtinë për ta festuar fitoren.

Koço Danaj i thotë këta dy fakte në emisionin e sipërcekur, kur gazetari Besim Dina e pyet për Mitrovicën. Madje Koço shkon edhe më larg, publikisht kërkon që të deklarohem Agim Çeku dhe Rafet Rama, nèse kjo nuk është e vërtetë.

Pra, Mitrovica është ndarë që në vitin 1999, por shqiptarë tash (pas më shumë se dy dekadash) kanë filluar ta kuptojnë, madje të publikojnë edhe video ku shifet Hashim Thaçi te Ura e Mitrovicës….

– S’i gjithmonë ne shqiptarët të vonuar, edhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, jo të kësaj Shqipërie të Rrudhosur (Londineze) me 28.000 km2, por të asaj Shqipèrisë Etnike prej 98.000 km2; prandej, jemi këtu ku jemi.

Mirëmbetsh shoku im i idealit Lebit!

Me respekt e konsiderata të larta,

Gafurr Adili (d. v.)