Drejtori i Policisë: Askush nuk mund të veprojë kundër ligjeve të Kosovës në asnjë pjesë të vendit

Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë në edicionin e lajmeve qendrore në T7 se Policia e Kosovës po kryen detyrat e saj në menaxhimin e situatës në veri ashtu si në të gjitha pjesët e vendit. Po ashtu, Qalaj tregon se a ka të prekur me koronavirus në personelin e Policisë.

“Fillimisht prej që kemi filluar me menaxhimin e situatës kemi shpërndarë efektivët tonë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit. Dhe kemi mbështetë me personel të gjithë zyrtarët policorë”, thotë Qalaj.

“Siç e dini ministri i Shëndetësisë së bashku me kryetarët e komunave të veriut kanë marrë vendim që të vendosen dy komuna në veri në karantinë në mënyrë që të ndalohet lëvizja dhe të mos kemi shpërndarje të pandemisë. Është angazhuar një numër i madh i zyrtarëve dhe qytetarët e respektojnë vendimin, nuk kemi ndonjë incident. Zyrtarët policorë nuk kanë detyra specifike, ato janë të njëjta me komunat tjera të karantinuara”, thotë ai.