Trump falënderon Putinin për ndihmat mjekësore

Shpërndaje

Ishte një veprim shumë i bukur nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump për ndihmën që Rusia i dha SHBA me materiale mjekësore.

”Këto materiale janë me cilësi të lartë dhe mbërritën dje Nju Jork për t’u përballur me urgjencën koronavirus”, deklaroi Trump.

‘Ishte një gjest i bukur nga ana e presidentit Putin”, shtoi ai.

“Unë nuk jam i shqetësuar për propagandën ruse”, tha Trump duke kujtuar se ofertën e ndihmës e kishte paraqitur vetë presidenti rus në një telefonatë të kohëve të fundit.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka kaluar pragun e 5 000 personave sipas buletinit të universitetit ”Johns Hopkins”.