ECOLOG- dhuron laptop dhe tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta në Ferizaj (Foto)

Shpërndaje

Nxënësit me nevoja të veçanta në Ferizaj, nga sot do ta kenë mundësinë që të ndjekin mësimin online, pasi tashmë janë pajisur më tabletë dhe laptopë.

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot ka dhuruar pajisjet për disa nxënës, ndërsa edhe dhjetëra të tjerë do ti marrin përmes shoqatave dhe organizatave të personave me nevoja të veçanta.

“Mësimin online do ta kenë më të lehtë nxënësit me nevoja të veçanta, që sot pranuan tabletë e laptopë dhuratë. Sot, dhurova këto pajisje për disa nga ta, kurse dhjetëra të tjerë do t’i marrin ato përmes shoqatave e organizatave të personave me nevoja të veçanta ku bëjnë pjesë”, ka shkruar Aliu.

Ai tutje tregoi se përzgjedhjen e fëmijëve për ti dhuruar llaptopët dhe tabletat e kanë bërë sipas nevojës dhe ka falënderuar donatorët Ekolog dhe Elkos për dhurimin e këtyre pajisjeve.

“Ne përzgjodhëm aty ku kërkonte më së shumti nevoja, që familjet me fëmijë me nevoja të veçanta ta kenë më të përballueshme punën me mësimet online të fëmijëve të tyre.

Faleminderit donatorëve, kompanive “Ecolog” – Lazim Destani për tabletët dhe Elkos Group për laptopët!, ka shkruar kryetari i Ferizajt.