Mustafa: Do të respektojmë çdo vendim të Kushtetueses, edhe nëse vendos në favor të VV-së

Shpërndaje

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Mustafa ka thënë se diskutuan për marrëveshjet e arritura me partnerët bashkëqeverisës dhe për seancën e jashtëzakonshme, të cilën LDK ka kërkuar që të mbahet nesër.

Mirëpo, Mustafa ka thënë se nëse Kushtetuesja vendos pro ankesës së VV-së për të pezulluar seancën, atëherë LDK do ta respektojë këtë vendim, shkruan Reporteri.

“Kishim një mbledhje të kryesisë lidhur me proceset e deritanishme me partnerët tanë për qeverinë e re dhe për kërkesën e deputetëve për seancë për nesër. Jemi të gatshëm në çdo moment të shkojmë në seancë të bëhet qeveria, por po ashtu jemi të gatshëm të respektojmë çdo vendim të Kushtetueses. Askush përpos Kushtetueses nuk ka të drejtë të pengojë mbajtjen e seancës së nesërme”, u shpreh Mustafa.

Ai po ashtu tha se shpejti do të publikojnë emrat që pritet të jenë pjesë e kabinetit qeveritar, derisa konfirmoi se kanë arritur marrëveshje edhe me AKR-në, mirëpo potencoi se ende nuk e ka takuar zotëri Pacollin

“Në qoftë se merret vendimi i Kushtetueses nuk do të lëvizim në Kuvend fare por do të presim vendimin përfundimtar, në asnjë rast nuk dëshirojmë ta shkelim Kushtetutën. Me Pacollin nuk kam kontaktuar por parimisht më përpara jemi marrë vesh dhe më vonë do të merremi vesh se çka i takon AKR-në”, u shpreh a.