Haradinaj tregon si e bindi Shalën ta votojë qeverinë “Hoti”

Shpërndaje

Ka mjaftuar takimi me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, që deputeti NISMA-s Haxhi Shala, që ka deklaruar se nuk do ta votojë qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, të ndërrojë mendje, raporton Zeri.info

Haradinaj konfirmoi se personalisht i kërkuar Shalës votën për qeverinë e re, duke mohuar ndonjë ndërlidhje në mes miqësisë së tij me këtë të parin dhe Presidentin Thaçi.

“Presidenti ka marrëdhënie miqësore me zotin Shala. Edhe unë kam. Kjo është koincidencë. Unë i thash ja qes votën kësaj qeverie. Nëse më beson e më vlerëson mua, a ja qet votën edhe ti. Ai tha po”, tha shkurt Haradinaj.