KEMM heq dorë nga granti në kuadër të mbështetjes qeveritare për shoqatat dhe fondacionet për masat për ballafaqim me Kovid-19

Shpërndaje

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) kumtoi se heq dorë nga granti në kuadër të mbështetjes qeveritare për shoqatat dhe fondacionet për masat për ballafaqim me krizën Kovid-19.

KEMM, siç theksohet, dërgoi shkresë zyrtare deri te Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë më 14 qershor para publikimit zyrtar të informacionit për ndarjen e mjeteve të shoqatave të qytetarëve.

Nga KEMM potencuan se për shkak zgjedhjeve të caktuara parlamentare në vend, pak pas përfundimit të konkursit për ndarjen e mjeteve financiare, kanë vendosur potencialin e vet ta orientojnë drejtë ndjekjes aktive të situatës në sferën mediatike dhe mbikëqyrjen e nivelit të respektimit të lirisë së shprehjes, që është sferë prioritare e veprimit të organizatës tonë.

Për këto arsye, thonë se në këtë moment duhet të qëndrojnë anash nga ky aksion për mbështetje financiare të një pjese të sektorit joqeveritar në kuadër të insistimit për luftë kundër koronavirusit.

KEMM thekson se si shoqatë e qytetarëve, ata mbështesin Strategjinë për bashkëpunimin e shtetit me sektorin civil, duke besuar se veprimi i ndërsjellë është i nevojshëm në promovimin dhe ndërtimin e kulturës demokratike dhe kohezionit shoqëror në të gjitha nivelet shoqërore, veçanërisht në trajtimin e sfidave dhe problemeve aktuale, siç është pandemia me koronavirusin. Në këtë periudhë të ndjeshme parazgjedhore, KEMM mbetet konsistente me funksionin e saj parësor – kujdesin për kultivimin e standardeve profesionale dhe etike të gazetarisë dhe mediave, qëndron në kumtesë.