LIVE – Hashim Thaçi u drejtohet qytetarëve

Shpërndaje

Pas kthimit nga Haga, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi flet për mediat.

Presidenti Hashim Thaçi: Unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në luftën dhe rrugën e pavarësisë dhe shtetformimin e Kosovës, ndihem sot edhe më i bindur për vlerën e madhe që ka mundimi dhe sakrifica për zbardhjen deri në fund të kësaj historie 22-vjeçare.

Sonte dua të përsëris se për mua Kosova është gjithnjë e para. Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha djalë i ri, sot është detyra ime ta mbroj Kosovën duke mos lejuar që procesi që më ka përfshirë mua dhe bashkëatdhetarët e mi të pengojë punët e mëdha që ka përpara atdheu ynë.

Prandaj duke ju falenderuar nga thellësia e zemrës, dua t’ju lus të gjithëve që ta vendosni Kosovën mbi dallimet politike partiake. Kosova është një amanet që e kemi nga të parët tanë. Kosova është edhe vizion, është edhe borxhi që ua kemi fëmijëve tanë.