Shtrohet me urgjencë në Infektiv/ Kreu i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dyshohet i infektuar me Covid-19

Shpërndaje

Sipas informacioneve të mediave nga Maqedonia e Veriut, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shtruar sot në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup.

Deri në këto moment ende nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për infektim nga koronavirusi apo për diçka tjetër.

Mësohet se Xhaferi kishte pasur probleme shëndetësore gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, parlamenti i ri i dalë pas zgjedhjeve të 15 korrikut duhet të mblidhet në fillim të muajit gusht dhe këtë seancë e thërret vetë z. Xhaferi.

Dy zyrtarë të tjerë të BDI-së kanë njoftuar se kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19: Arbër Ademi, i cili është Ministër aktual i Arsimit dhe deputet në parlamentin e ri, si dhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.