BDl-ja si në 2016-tën, “njëri krahë e do VMRO-në e tjetri LSDM-në”

Shpërndaje

Mbrëmë media të afërta me BDl-në publikuan informacione se marrëveshja është arritur në mes tyre dhe VMRO-së për bashkqeverisje dhe për kryeministrin shqiptar, transmeton gjurmë.info.

Informacionet për një marrëveshje mes dy subjekteve politike, i komentoi edhe Ilija Dimovski i VMRO-së. Ai në një prononcim deklaroi se nuk ka informacione dhe se ai nuk është pjesë e grupit negociator. Më vonë, zëdhënësi i VMRO-së, Dimçe Arsovski nuk e mohoj një marrëveshje mes BDl-së për bashkqëverisje, duke krijuar edhe në VMRO tollovi për marrëveshjen me BDl-në.

Nuk kaluan disa orë, zëdhënësi i BDl-së Bujar Osmani në një prononcim për TV21, deklaroi se BDl nuk ka arritur asnjë marrëveshje as me VMRO-në po as me LSDM-në, dhe informacionet e publikuara i ka quajtur “sajesa” të portalëve që siç thotë ai, “nuk burojnë nga BDl-ja”.

E gjithë kjo tollovi e krijuar mbrëmë jep indikacione se në BDl përsëri ka ndasi si në vitin 2016-të, sa i përket koalicionëve me partitë maqedone. “Krahu” i parë që lansoj informacionet për një marrëveshje të mundshme me VMRO-në, është ai krah i cili nuk e do bashkpunimin me LSDM-në. Ndërsa, më vonë demantimi nga vet BDl-ja për “sajesat e portaleve” ndryshoi gjithë kahjen e kësaj tollovije te krijuar në media, duke krijuar divergjenca të mëdha brenda subjektit politik.

Edhe LSDM-ja e Zaevit reagoi duke thënë se ata kanë shumicën e re parlamentare, dhe shumë shpejt do t’ia dëshmojnë presidentit Pendarovski 61 nënshkrimet për marrjen e mandatit për krijimin e institucionëve.

Jo zyrtarisht, emri i propozuar për kryeministër në mes VMRO-së dhe BDl-së, është Llazar Elenovski, ish ambasador dhe ish ministër i mbrojtjes në qeverisjen LSDM-BDl në vitin 2004-2006.