Behgjet Pacollit i bëjnë atë që nuk e priste në Sarandë (Foto)

Shpërndaje

Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i kanë vendosur një bust portret në vendin bregdetar të Sarandës me rastin e ditëlindjes. Behgjet Pacolli ka shkruar në Facebook se kjo është një dhuratë që nuk e priste.

Shkrimi i plotë:

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret.

Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Pacolli.