Jankulloska ka dëshirë të punojë në gazetën e Idrizovës

Shpërndaje

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe njëherit funksionare e lartë e VMRO-DPMNE-së, e cila tani më gjendet në repartin pranues në Idrizovë, ka shprehur dëshirë të angazhohet në gazetën e Idrizovës.

Drejtori i burgut të Idrizovës, Alkesandar Donev, për “Fokus”, përcjell SHENJA, ka thënë se Jankullovska do të vendoset në repartin e mbyllur dhe do të ketë përcjellje nga person zyrtar e cila do ta ndjek përderisa shëtitet ose punon.

Jankullovska duhet të vuaj dënim prej katër viteve si e dënuar në rastin “Tanku”.