Marrëveshja për fqinjësi të mirë është bazë për marrëdhëniet me Bullgarinë

Shpërndaje

Historia t’u lihet historianëve, ndërsa politika politikanëve është thirrje, e cila ditëve të fundit gjatë gjithë kohës po përsëritet nga ana e funksionarëve shtetëror në vend në lidhje me mosmarrëveshjet të cilat filluan midis Shkupit dhe Sofjes, pas dërgimit të memorandumit sqarues bullgar deri te vendet-anëtare të BE-së.

Çështjet historike të zgjidhen në suaza të Komisionit të përzier maqedono-bullgar, e cila doli nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, apelon kreu shtetëror, ndërsa shefi i Diplomacisë Bujar Osmani përmendi se takimi i ardhshëm i historianëve maqedonas dhe bullgar do të mbahet në dhjetor, prej më 15 dhe 16 tetor pas pushimit gati prej një viti Komisioni e mbajti mbledhjen e nëntë në Shkup.

Osmani në intervistë për Kanag 5 theksoi se Komisioni është instrument për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë dhe se ajo që do të dalë prej saj është zgjidhje më e qëndrueshme.

“Teorikisht mund që politikanët të gjejnë zgjidhje, por sa ato janë të qëndrueshme. Sepse gjithmonë do të shihen nga konteksti politik, se kanë qenë zgjidhje politike dhe nuk kanë qenë në njohuri dhe zgjidhje shkencore dhe nesër çdokush mund t’i kontestojë ato zgjidhje. Dhe prandaj konsideroj se më e qëndrueshme, zgjidhje më të fuqishme do të jenë ato që historianët pa ndikimin e politikanëve do t’i sjellin si konkluzione”, tha Osmani.

Theksoi se ai personalisht do të dëshironte këto çështje të përfundojnë, të hiqen nga agjenda që të mund të fokusohemi në negociatat me BE-në.

Historianët maqedonas dhe bullgar në takimin e fundit në Shkup nuk arritën marrëveshje për Goce Dellçevin, edhe pse në tryezë ishin vendosur ide dhe propozime të reja rreth veprimtarisë dhe figurës së tij.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajllovski dje i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev ta tregojë qëndrimin e tij për Goce Dellçevin dhe për gjuhën maqedone.

“Zoran Zaev hesht në lidhje me deklaratat e politikanëve të shqur bullgar se Goce Dellçev është bullgar, ndërsa gjuha maqedone është formë linguistike e asaj bullgare. Zaev me heshtjen e tij e poshtëron kombin maqedonas dhe shet diçka që nuk është e tij, por e pupullit”, theksoi dje Misajllovski, i cili mes tjerash kërkon nga Qeveria të dërgojë notë protestuese deri te Bullgaria, pas deklaratës së ministrit bullgar të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov se “se do të dërgojë regjiment të armatës t’i prish monumentet e revolucionarëve maqedonas në Shkup?!

Deputetja e LSDM-së Marija Georgievska, sërish dje deklaroi se pret që në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të dy vendet të vazhdojnë së bashku t’i ndërtojnë marrëdhëniet dhe në mënyrë të ndërsjellë të japin mbështetje.

“Me fqiun tonë, Republikën e Bullgarisë, kemi Marrëveshje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë e cila së paku ta përmend që ajo Marrëveshje është nënshkruar në gjuhën maqedone. Presim, në frymën e kësaj Marrëveshje, të vazhdojmë së bashku t’i ndërtojmë marrëdhëniet dhe në mënyrë të ndërsjellë t’u japim mbështetje të dy vendeve. Për temat të cilat diskutohen kohëve të fundit dhe të cilat dalin nga kjo Marrëveshje për fqinjësi të mirë shprehim vullnet t’i zgjidhim përmes punës së komisioneve të cilat konsideroj se janë kompetente për t’i zgjidhur këto tema”, u përgjigj Georgieva dje në pyetjen, se cilat janë hapat e ardhshëm të pushtetit në marrëdhëniet me Bullgarinë.

Për vizitë në Bullgari këto ditë ishte ish kryeministri dhe lider i VMRO-së Popullore Lubço Georgievski, i cili ka folur para mediumeve bullgare, por kishte takim edhe me ministren e Punëve të Jshtme Ekaterina Zaharieva, me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov dhe me sekretarin e përgjithshëm në kabinetin e presidentit Rumen Radev, Dimitar Stojanov.

Bullgaria në Memorandumin sqarues deri te vendet-anëtare mes tjerash e konteston gjuhën dhe kombin maqedonas dhe nuk e përjashton mundësinë për bllokim të Konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e cila sipas parashikimeve duhet të mbahet deri në fund të dhjetorit, që është pritje edhe e kryesimit aktual gjerman me Unionin.

Në lidhje me procesin e zgjerimit qëllimi ynë i qartë, i kryesimit gjerman me BE-në, është të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit, deklaroi prej më parë ambasadorja gjermane Anke Holshtajn, e cila mosfillimin eventual të negociatave me BE-në në suaza të kryesimit gjerman e emëroi si mossukses.