Publikohen “bomba” të reja, si u mbyll Televizioni A1 (Video)

Shpërndaje

Në Youtube, në kanalin Fenix A1, mëngjesin e sotëm janë publikuar dy përgjime të reja, në të cilat dëgjohen biseda telefonike ku zbulohet prapavija e mbylljes së TV A1, një nga televizionet e njohura në Maqedoninë e Veriut, që u mbyll gjatë regjimit të Gruevskit.

Në audio-incizimin e parë dëgjohet ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ndërsa në audio-incizimin e dytë është biseda në mes Dragan Pavlloviq- Llatasdhe ish drejtorit të atëhershëm të Drejtorisë për të Ardhurat Publike Goran Trajkovski.

Televizioni A1 u mbyll më 25 nëntor të vitit 2010, pas një ndërhyrje të forcave policore dhe inspektorateve në këtë televizion, që ishte më i shikuari në vend.

“Televizioni A1 u rrethua nga forcat policore, veturat dhe xhipat e policisë të cilët e kanë bllokuar televizionin. Të gjithë gazetarët dhe inçizuesit e Televizionit A1 nuk mundin të punojnë dhe iu ndalua lëvizja e lirë. Përfaqësuesit e policisë ende janë para derës së Televizionit A1. Qëndroni me ne sonte…”, ishte njoftimi i TV A1 në natën e 25 nëntorit të vitit 2010.

Kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë, që “informatat që vijnë nga ky televizion t’i marrin me rezervë serioze”.

Ai ishte fillimi i golgotës e cila ka rezultuar me burgosjen e pronarit të televizionit, Velija Ramkovski, disa anëtarëve të familjes së tij, përfshirë edhe vajzën e tij Emel Ramkovska, por edhe disa persona të cilët kanë udhëhequr me ndërmarrjen.

Përveç tyre, policia i arrestoi edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ndërkaq shtatë muaj më vonë u mbyll edhe televizion, për të cilin Gruevski thoshte se nuk ka qenë qëllimi që të sul*mohet. Sot nga A1 kanë ngelur vetëm kujtimet dhe shumë inçizime “për” dhe “kundër” A1 në Youtube, të cilat dëshmojnë për fuqinë e saj.