Bastiset edhe banesa e Kadri Veselit

Shpërndaje

Zyrtarë të EULEX-it kanë filluar bastisjen në banesën e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Para shtëpisë së tij, janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Express ka kontaktuar zyrën për media në PDK për të parë se çka është duke ndodhur në këtë subjekt, megjithatë, deri në momentin e publikimit të lajmin nuk ka pasur përgjigje.

Zbarkimi i EULEX-it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.