Hapni dyert dhe lini shtëpitë: Njoftimi i bashkisë për banorët e Durrësit

Shpërndaje

Nesër në Durrës ekspertët e forcave të xhenios do të kryejnë një shpërthim të kontrolluar në një pallat 9 katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”. Për këtë arsye, bashkia e Durrësit u kërkon qytetarëve që të hapin dyert dhe të lënë shtëpitë nga ora 10.00 deri në orën 17.00.

“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar plasjen me shpërthim të kontrolluar të kafazit të ashensorit të pallatit 9 katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”.

Në këto kushte njoftojmë bizneset dhe banorët e pallateve përreth që në datën 24 nëntor 2020, nga ora 10.00 deri në orën 17.00, të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme si dhe të largohen nga banesat dhe bizneset e tyre” kërkon bashkia e Durrësit.