Krasniqi: Islami nuk justifikon vr.asjet e njerëzve në katedrale – Profetin Muhamed arabët e persekutuan por ai nuk iu hakmor

Shpërndaje

Hoxhë Shefqet Krasniqi në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për zhvillimet e fundit në botë pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed nga një revistë satirike franceze, e që më pas rezultuan me disa akte terroriste në Francë.

Hoxha thotë se pejgamberët e Zotit janë fyer ndër vite por që sipas tij kjo nuk i dëmton ata.

“Edhe Profetin Muhamed e persekutuan arabët në mënyra më të rënda, por ai asnjëherë në jetën e vet nuk është hakmarrë as edhe ndaj armiqve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi thotë se dhu*na nuk është zgjidhje asnjëherë për t’i zgjidhur problemet.

Hoxha thotë se çdo mysliman ka dënuar aktin makabër që e bëri në një kishë në Francë një i ri tunizian.

“Me çfarë të drejte ai futet në një kishë ku njerëzit po luteshin në mënyrën e vet. Çfarë faji kishin ata të moshuar që po luteshin në mënyrën e vet për t’iu falur ndonjë gjynah. Këtë vepër më së paku e justifikon feja islame”.

Krasniqi thotë se Profeti Muhamed nuk ka përdorur dhu*në dhe nuk justifikohem mbrojtja e tij me dhu*në.

“Zoti e ka mbrojtur dhe e mbron Muhamedin”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/