LSDM pyet Mickoskin: Me kë po bashkëpunon në Bullgari!?

Shpërndaje

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, ka pyetur kreun e VMRO-DPMNE-së që të tregojë se me cilat struktura në Bullgari bashkëpunon pasi në protestën e fundit deklaroi se ka informata që këtë fundjave në Sofje po coptohet Maqedonia. Në pyetjen nëse do të pranojnë udhërrëfyes për marrëveshjen me Bullgarinë, ai u përgjigj se nuk ka nevojë dhe nuk do të ndodhë asnjë marrëveshje e re ose aneks i ri i marrëveshjes dhe se nuk ka bisedime të reja dhe nuk ka përfaqësues zyrtar në Sofje.

“Hristijan Mickoski ka obligim të dal; para qytetarëve dhe të tregojë kush ja ka dhënë atë informatë? A i janë lajmëruar personalisht Mickoskit apo përmes ndërmjetësuesve? Nëse e paska ditur se përgaditet diçka e rrezikshme për shtetin përse nuk ka denoncuar tek institucionet kompeten kompetente. Ja erdhi fundjave, as u coptuam as nuk pati përfaquësues zyrtarë në Sofije”

Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar se Kostadinov tenton që me liferime të zbehta të fshehë përçarjet brenda partisë në pushtet. Opozita ka thënë se kreu i Qeverisë dhe kryetari i LSDM-së, ka biznese në Bullgari dhe e kanë akuzuar atë se për interesa personale shet identitetin maqedonas.

“Konferenca e sotme ishte një spin i zbehtë që të mos shifet përçarja në LSDM dhe fakti se kryeministri në largim Zaev, përveç Qeverisë po e humb edhe ulësen partiake. E lusim Kostadinovin të mos flasë gjepura. Le ta pyes Zaevin çfarë bashkëpunimi të fshehtë ka dhe sa kushton identiteti të cilin po e shet. Do ta kujtojmë se Kostadinovi përfaqëson parti, lideri i së cilës ka biznese private në Bullgari. Zaev për interes personal e shet Maqedoninë. Nuk e dimë nëse Kostadinov është nën ndonjë substance psihotropike por përfundimisht po e humb kontrollin mbi realitetin”

Këto përplasje mes dy partive më të mëdha në vend vijnë pas fjalimit të Hristijan Mickoskit gjatë një proteste të organizuar para Qeverisë, ku ai pretendoi se ka informacione që gjatë fundjavës po përgaditet copëtimi i Maqedonisë në Sofje. Por Mickoski nuk dha më shumë detaje rreth këtij deklarimi. Arben Zeqiri /SHENJA/