Deputeti Jahoski votoi publikisht për të dëshmuar se nuk votoi për vëllain e tij (Video)

Shpërndaje

Deputeti nga radhët e BDl-së, Ismail Jahoski, publikisht tregoi votën e tij pasi realizoi të drejtën e votës në komunën e Plasnicës. Ngjarja ndodhi para kamerës në “360 gradë” dhe sipas bisedës së Jahoskit me anëtarët e Këshillit Zgjedhor, qëllimi i deputetit ishte të dëshmonte publikisht se ai nuk do të votojë për vëllain e tij, Alija Jahoski, i cili ishte kandidat i mundshëm për kryetar të Plasnicës.

“A mund të votoj në publikisht?” Pyet Ismail Jahoski derisa mori fletën e votimit. Ai mori përgjigje negative nga një anëtar i Këshillit Zgjedhor.

“Unë e di pse doni të votoni publikisht. Ju doni të votoni kundër vëllait tuaj”, tha anëtari i Këshillit Zgjedhor. Këtë e pohoi edhe vetë deputeti Jahoski. Megjithatë anëtarët e këshillit Zgjedhor kërkuan nga deputeti Jahoski që të drejtën e tij të votës ta realizoj prapa paravanit, ashtu siç parashikon Kodi Zgjedhorë. Ndërkohë që e përkujtuan se një veprim i tillë është i dënueshëm në bazë të Kodit Penal.

Megjithatë deputeti Jahoski siç shihet edhe në video, pasi votoi prapa paravanit, para se ta hedh fletëvotimin në kuti, ai e tregoi para kamerës së “360 gradë”, se për kë ka votuar.

“Ja të shihni se për kë kam votuar”, tha Jahoski.

Çka parashikon Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut?