Hasani bën paralajmërimin e frikshëm rreth postit të presidentit: Vendin e pret një katastrofë

Shpërndaje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka folur për mandatin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes.

“Nëse kalohet afati prej gjashtë muajve për Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, vendi i presidentes mbetet vakant”, tha ai.

Hasani thotë se nëse nuk zgjidhet çështja e presidentit brenda kësaj kohe, vendi do të futej në një kaos ku nuk ka shpjegime në terma juridik.

“Kjo do të ishte një katastrofë për neve pasi do të jemi në një pozitë kush kujt ja mund”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Vjosa Osmanin nuk e pengon Kushtetuta që të jetë pjesë e ndonjë subjekti politik apo të krijojë parti të re pasi sipas tij ajo nuk është presidente e zgjedhur.

Deklarata e plotë e Hasanit.

”Unë e kam thënë me sarkazëm si të dalim në stërnishtë, është tokë e pa tokë, ose tokë si pa shpjegim juridik. Është keq nëse ndodh ajo se krijohet një vakant dhe një institucion shkatërrohet dhe nuk ekziston. Nuk ka dispozitë kushtetuese as nuk ka interpretim prej Gjykatës Kushtetuese rreth kësaj çështje, ka pas një përpjekje për një amendament për rrethanat e plus tre muaj, në rrethanat e sëmundjes psikikë ose tjetër shpirtërore të shefit të shtetit, ose u.d. pas kalimit të afatit prej 6 muajsh por ajo nuk është interpretu nga gjykata. Çdo gjë duhet të ndodh brenda 6 muajve, çdo gjë duhet të kryhet brenda këtij afati përndryshe rrezikojmë të dalim në teren që nuk shpjegohet me terma juridik’’, tha Hasani.