Vjosa Osmani: Biblioteka Presidenciale do të emërtohet “Dr. Ibrahim Rugova”

Shpërndaje

Sot, në ditën e lindjes së presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, kemi inicuar procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale, e cila do të emërtohet me emrin e themeltarit të shtetit, presidentit të parë të Kosovës, “Dr. Ibrahim Rugova”.

Me këtë akt ne nisim një traditë të vyer të ruajtjes dhe të promovimit të traditës shtetërore. Bibliotekat, krahas arkivave e muzeve, ruajnë kujtesën e një populli dhe e mbajnë të gjallë vetëdijen për shtetin. Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” do ta jetësojë kujtesën tonë për njërin ndër institucionet themelore të vendit, Presidencën e Kosovës.

Krahas akteve presidenciale, vendimeve, dekreteve, dhuratave, shkresave zyrtare e fotografive, biblioteka do ta mbledhë edhe krijimtarinë e dr. Rugovës, përfshirë librat dhe dorëshkrimet e dr. Rugovës, si dhe njësi të shumta bibliografike për të. Së shpejti, biblioteka do të përfshijë edhe koleksione të tjera të veçanta. Modeli i bibliotekave presidenciale është traditë edhe në SHBA, shtet me të cilën kultivojmë miqësi të hershme e të përhershme.

VIDEO