Rama kërkon 75 mandate/ PS ka gati listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit

Shpërndaje

Nga takimi i parë për vitin 2021 me drejtuesit politik të 12 qarqeve, krye-socialisti Edi Rama kërkoi intensifikimin e punës në terren, me synimin e fitimit të 75 mandateve në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo ambicie e Edi Ramës lidhet me faktin se sondazhet e brendshme të PS e nxjerrin atë, forcë të parë fituese më 25 Prill me 71 mandate.

Në tilla kushte i pari socialistëve, kërkon eleminimin e çdo surprize në zgjedhje, duke motivuar të vetët në arritjen e 75 mandateve.

Socialistët synojnë të përmbysin rezultatin e 2017-tës në Kukës dhe Dibër që ishte në favor të PD.

Ndërkohë në Tiranë kërkojnë të shkojnë në mbi 19 mandate, kjo pasi një mandat i hequr Gjirokastrës i kaloi qarkut Tiranë.

Futja e Jozefina Topallit në ringun elektoral në Shkodër dhe fitimi 1 mandatit në kryeqendrën e veriut nuk ka mbetur jashtë analizës të shumicës qeverisëse.

Në një kohë kur partitë politike do ta kenë të pamundur zhvillimin e një fushate elektorale normale kjo si pasojë e rregullave anti Covid-19, socialistët i shikojnë këto zgjedhje si një proces i pastër matematikor në tavolinë.

Top Channel e pyeti numrin 2 të Partisë Socialiste Taulant Balla se kur do të jetë gati lista e skuadrës garuese të 25 Prillit.