Shiu krijon ‘pishinë’ në hyrje të Sarajit pengohet kalimi i veturave (Video)

Shpërndaje

Këto vetura po kthehen pas. Shoferët nuk dëshirojnë të rrezikojnë makinat dhe nuk kalojnë mbi ujin që është grumbulluar. Situatë e ngjashme krijohet çdo herë që ka reshje në rrugën që lidh vendbanimet e komunës së Sarajit me autostradën Shkup-Tetovë, shkruan gazeta LAJM.

Disa shoferë me vetura më të mëdha e kalojnë ujin, por thonë se edhe atyre u rrezikohen automjetet. Ka raste kur për shkak të reshjeve të dendura, hyrja dhe dalja në autostradë bllokohen tërësisht.

Për këtë shkak qytetarët detyrohen të bëjnë rrugë më të gjatë për të arritur në destinacionin e tyre.

Qytetarët bëjnë thirrje që autoritetet të gjejnë zgjidhje për këtë problem.