Zv.kryeministri Artan Grubi takim online me zv.kryeministrin e Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq

Shpërndaje

Zv.kryeministri Artan Grubi takim online me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq, e uron për postin e zëvendëskryeministrit por edhe për realizimin e suksesshëm të politikave kyçe të cilat janë në favor të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi, njofton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Mali i Zi është një shtet mik dhe partner i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e vendit tonë me Malin e Zi janë ndërtuar përmes dialogut dhe bashkëpunimit të mirë.

Për këto dhe tema tjera aktuale bisedova sot gjatë një takimi online me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq. Me këtë rast e urova Abazoviqin për postin e zëvendëskryeministrit por edhe për realizimin e suksesshëm të politikave kyçe të cilat janë në favor të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi.

Gjatë këtij takimi unë dhe Abazoviq u pajtuam se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO, miqësia me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rruga e përbashkët drejt Bashkimit Evropian janë vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe në veçanti për paqen dhe stabilitetin.