Deputetja Safije Sadiki Shaini: Nëna 72-vjeçare po lufton gjysmë shekulli për ta marrë shtetësinë!

Shpërndaje

Deputetja e opozitë shqiptare, Safije Sadiki Shaini, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, për peripecitë e nënës së saj për të fituar shtetësinë maqedonase. Ajo tregon se nëna e saj

72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë.

“50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë. Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend.

Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër. Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekullit pritje. ‘Procesi’ vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin. Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë”, ka shkruar Sadiki Shaini.