Aksident i rëndë në dajle të Prishtinës (Video)

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Prishtinës. Në bazë të videos shihet se në vendin e ngjarjes përpos policisë, ka arritur dhe ambulanca dhe zjarrfikësit.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se si rrjedhojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi që vozitësi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal. Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit , ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.