S’ka president në raundin e parë, Vjosa merr 69 vota ‘për’

Shpërndaje

Vjosa Osmani nuk ka arritur të marrë 80 vota pro nga deputetët e Kuvendit për tu zgjedhur presidente e vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë.

Për Vjosa Osmanin kanë votuar 69 vota ‘Për’ dhe 12 vota kanë qenë të pavlefshme, që do të thotë me votimin e saj për presidente shkohet në raundin e dytë të votave.

Në votim nuk kanë marrë pjesë, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.