Zgjedhjet/ Palmer sot vizitë virtuale në Shqipëri. Bisedë me Ramën, Metën dhe Bashën

Shpërndaje

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë një takim online sot me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Bëhet me dije se bisedat e tyre do të fokusohen në pritshmëritë e SHBA sidomos përfshirë edhe ato që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.

Njoftimi

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama & Kryetarin e PD Basha për të diskutuar mbi përparësitë e SHBA, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.