Shqiptari nderon me dorën në zemër, mos e harroni kurrë!

Shpërndaje

Komuniteti ynë ditën e Dielë ka zgjedhjet e rradhës për drejtuesit e tij. A nuk janë njësoj proçedurat e zgjedhjes për të gjitha Shoqatat, Lidhjet, Organizatat në kushtet e pandemisë? Kjo pyetje më lind natyrshëm duke ndjerë keqardhje për rregullat e “lojës” që luajnë “lojtarët”.

Kryetarët e sukseshëm janë atëherë kur dinë të vlerësojnë punën e bashkëpunëtorëve të tyre. Të vlererëojnë vërtet, jo të heqin e të veshin si fasada njëqind e një fytyra. Asnjëherë i vetëm askush nuk mund të bëjë asgjë, madje nuk mund të ketë këtë emër, nëse nuk është prijës i vërtet i një pune të përbashkë në emër të një qëllimi.

Prijësajt e vërtet i bashkojnë luftëtarët në emër të qëllimit.Ndjej keqardhje kur dëgjoj se shqiptarët nuk rrinë dot bashkë. Po aq më shumë më vjen keq kur justifikimet në emër të pozitës gjeografike(Ballkanas) largojnë premisat e gjasat e bashkëpunimit si njerëz të integruar të një shoqërie.

Por qëllimi sot ka marrë vlerë tepër të ulët. I kanë vënë shenjën e barazimit të përfitimit personal, të ngritjes dhe lartësimit të një emri që se di se kujt i shërben sot e, sa po dëmton të nesërmen. Të nesërmen e fëmijëve tanë, të nesërmen që duhet të flasi shqip.Të nesërmen më të mirë, të nesërmen e një kombi. .

Sot qenka ndryshe, ndryshe nga gjithçka që njeriu mendon se mund të ofrojë me nder e pastërti e punën ta kthejë në mision. Shumë kush mund të qeshë apo ta quaj idealizëm klasik, demode për kohën pastërtinë dhe nderin. Nderin në të gjitha format e tij.

Nëse të bie era poshtërsi ,strategji në prapavijë të mirë menduara deri në hollësi e detaje, prapaskena me të cilat nuk je mësuar e pajtuar të bashkëjetosh.Denoncon, ngre zërin për të vërtetën, sepse ti nuk e kapërdin dot atë si një kafshatë që të mbushësh stomakun, të ngopesh e të heshtësh. Proçesi fiziologjik i të ngopurit është kthyer në një uri të tmerrshme ku më duket se njeriu po ha njeriun,me forma e mënyra të ndryshme. Ndoshta kjo dukje sot, është bërë fenomeni i përçarjes tonë,ndërkohë që bashkimi i vërtet është nevoja primare për mos asimilim. Më dhemb kjo fjalë,më dhemb aq sa zëri im nuk hesht dot përballë gjithë këtij kaosi që po ndodh.

E në ka Zot, pse nuk bëhemi dele te Perendisë por bëhemi delet e kreyetarëve? Ndoshta kryetarët u bënë më të fuqishëm se Perëndia?!

Jo, jo mos heshtini. Puna juaj ka zërin e orëve larg fëmijëve tuaj të cilëve ju mohoni kohën e kushtuar, për qindra e mijëra fëmijë të tjerë, që të flasin dhe ata gjuhën e nënës, gjuhën e prindërve të tyre.
Gjuhën e një Atdheu që sot e në jetë të jetëve do t’u flas shqip.

Gabojnë dhe kryetarët, gabojnë posi. Por veç në aparencë duket “relflektimi” i tyre. Kush i do kryetarët e mirë e të drejtë, gabimet ja thonë në sy. Ka doza ironie ky mendim sepse kurrë s’ka ndodhur kështu…e kur ndodh?

Ti je “armiku i klasës”!

I cilës klase do të pyes dikush? Qe kohë e diiktaturës ajo kur bëhej kjo luftë.Sot kemi lirinë e fjalës e të veprimit.

I kemi në të vërtetë?! Diktatura i shoi nga faqja e dheut “armiqtë” e saj.Njësoj po ndodh edhe sot. Po i bëjmë luftë njerëzve ,puna e të cilëve është pasqyrë vlerash dhe integriteti, është fryma për bashkimin vllazëror.

Ai që na lidh kudo që të jemi nëpër botë, është gjaku i Shqiptarit.A harrohet kjo për një emër kryetari?

Kryetarë, puna intelektuale e këtyre njerëzve ju ka nxjerr faqebardhë shpeshherë.Mos i mohoni ato kaq lehtë Mos mendoni se arrihet në qiellin e shtatë duke fluturuar me ëndrra në diell për veten. Nuk ka qiell më të bukur se kthjelltësia e punës së tyre, (që për ju është një hiçmosgjë),sepse tek e fundit është rrezja e djelltë e shqipes që do të ndrijë historinë.Historinë e nisur nga një gur themeli, të lartësuar nga dhjetra e qindra të tjerë më pas.

Ndjej keqardhje për këta njerëz! Keqardhje deri në mëshirim, sepse do të doja shumë t’u ofroja një gosti me libra të mençur (të cilët përtojnë ti lexojnë)e ti ngopja uritë e tyre me dijen e munguar.
Asnjëherë nuk jam marrë me politikë e as më ka shkruar në mendje të vozis në ujrat e saj. Por sot shikoj hapur këtë”luftë”klasash” në komunitetin ku jetoj, nga njerëz të cilët duan të duken më të gjatë se shala e tyre, për të cilët mençuria dhe puna e tjetrit medoemos duhet të jenë një faktor i zhdukjes për zhvillim.

Zhvillimi është gënjeshtra që serviret kudo,ndërkohë që bërtasin fort për bashkëpunime midis palësh. Qejfmbetjet personale hynë deri aty sa ngatërrohen në shtretërit e tyre.Jemi miq e bashkëpunëtorë deri sa shkelet kufiri i interesit personal. Deri tek ai prag jemi të gjithë të mirë. Pastaj, pastaj gjithçka shumëzohet me zero dhe perfundimi është tepër i kuptueshëm.

Me pak fjalë zhvillimi dhe misioni janë pështymat dhe lëpirjet duke i konsideruar kolegët e tyre,njëherë si njerëz që hanin në një tepsi me derrat e fshatit e, njëherë duke i lavdëruar përballë opinionit publik si luftëtarë të sukseshëm në punën e madhe. Zhvillimi dhe misioni është nderi i përgojosur i gruas aktiviste, në mbledhjet e kryesive përkatëse, ku kryetari është një pijanec që dehet nga madhështia e tij.

Maskat tani më shumë se kurrë koha jua veshi për gryke edhe më keq nga ç’kishin mësuar ti kishin më parë.

Se kanë fare për turp të të ftojnë si mik nderi në“ festën e madhe” e përballë të nxjerrin pabesitë e ëmbla për të treguar kufinj të cilët puna jote e ndershme flet me trasparencë dhe fakte.

E zbuta zemerimin e ju fala në krah njeriut që dëgjonte e shikonte brenda meje të gjitha padrejtësitë përkundrejt kohës dhe së ardhmes.
Fala, sepse njeriu është human, njeriu di të falë. Por përsëri askush se kuptoi faljen time,përkundrazi vazhdojnë ta quajnë fitore, fitore të madhe të një suksesi të gënjeshtërt, ndërkohë që realiteti thërret për shifra qesharake drejt një asimilimi.
Kurrë s’kam dashur ta besoj.

Mos harroni bijtë e Shqipes, kudo që jemi nëpër botë na lidh gjaku e misioni i një gjuhe!

Shqiptari nderon me dorën në zemër, mos e harroni kurrë!

Amarda Ekmekçiu

Mësuese e Gjuhës Shqipe,anëtare e Kryesisë dhe zēdhënëse e Shtypit të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi

Athinë, Greqi

21/5/2021