Kuvendi i Kosovës shkarkon anëtarët e bordit të RTK-së

Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar të enjten anëtarët bordit të televizionit publik të Kosovës – Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Deputetët votuan për shkarkimin e tetë antarëve të bordit, pas rekomandimit të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kryetar i bordit të RTK-së ka qenë Sali Bashota.

Në mesin e anëtarëve të tjerë kanë qenë edhe: Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë gjatë seancës se, rekomandimi për shkarkim bëhet në pajtim me Ligjin për RTK-në.

Ajo ka thënë se ”anëtarët e bordit drejtues në vazhdimësi kanë dështuar t’i sigurojnë qasje të papenguar dhe të pakontestuar Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në auditivin e rregullsisë dhe performancës”.

Sipas saj, viteve të fundit ka pasur tendencë për shpenzime të mëdha dhe rritje të pakontrolluar të numrit të puntorëve.

Kica-Xhelili ka thënë se, më 2020, në RTK ishin të punësuar 1,024 puntorë, nga të cilët 806 me kontrata të rregullta.