Nga e hëna nis vaksinimi i punonjësve në arsim në Maqedoni

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga e hëna do të nis vaksinimi i të gjithë punonjësve në arsimin fillorë dhe të mesëm.

Sipas autoriteteve, do të imunizohen të gjithë të punësuarit, përfshi edhe stafin teknik, me çka synohet që viti shkollorë 2021/2022 të nis me prezencë fizike.

Nga java e ardhshme pritet që të caktohen termine edhe për punonjësit në arsimin e lartë.